Dosja "Zarka", dënohet me 4 vite burg avokati Radovan Çela

Nga Armand Bajrami
22 Maj 2025, 11:11 | Kronikë

Dosja "Zarka", dënohet me 4 vite burg avokati Radovan Çela

Gjykata e Posaçme këtë të enjte ka marrë vendim për dënimin me 4 vite burg të avokatit Radovan Çela, i pandehur në dosjen "Zarka".

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht Çela detyrohet të vuajë pas hekurave dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg.

Avokati akuzohej për "korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë" dhe "ndikim te paligjshëm" me qëllim zbutjen e pozitës penale të të dyshuarve të dosjes "Toyota Yaris".

Pak ditë më parë GJKKO dha të njëjtën masë dënimi për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos