Dervishaj për ndryshimet në ligj: Pas mbipopullimit të burgjeve, janë të mirëpritura

Nga A2 CNN
30 Shtator 2026, 22:16 | Kronikë

Juristi Bledar Dervishaj komentoi ndryshimet në Kodin Penal, duke theksuar se për të janë pozitive.

“Janë të mirëpritura dhe të kërkuara nga avokatët. Në 2014 pati burgime për vjedhje energjie dhe ndërtime pa leje, duke prodhuar një masë madhe njerëzish që për vepra të rëndomta penale, përfunduan në burg dhe ja ku jemi në mbipopullim në burgje. Këto ndryshime do të duhej të fillonin me një “mea culpa” për këtë politikë penale të deritanishme”, tha Dervishaj në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Kur shikoj këto ndryshime sa i takon masave të sigurimit, duke vendosur në plan të parë garancinë pasurore, sipas mundësisë siç tha kryeministri, është gjë e mirë”, shtoi juristi.

Sipas tij, edhe avokati aktiv është “propozim që më pëlqen”.

“Është aktiv për të mbledhur prova vetë dhe në seancën paraprake i paraqet provat e tij”, shpjegoi Dervishaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos