Gazetari Artan Hoxha, duke komentuar videot me materiale intime që kanë qarkulluar në rrjete sociale, u shpreh se, sipas tij, publikimi i tyre nga kryeministri Edi Rama është një përpjekje për të sfumuar skandalet e tjera dhe për të larguar vëmendjen nga çështjet e rëndësishme.
I ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Hoxha tha se, pavarësisht videove që mund të publikohen, sipas tij, ato nuk mund ta mbyllin çështjen.
“Sado që të mundohet kryeministri, mund të nxjerrë video nga më të çuditshmet, nuk ke çfarë i bën, sepse niveli i përfshirjes dhe inkriminimit që ka ndodhur në këtë situatë, në këtë histori, është i paimagjinueshëm”, tha Hoxha.
‘Sado video të nxjerrin për të sfumuar këtë ngjarje, nuk ia rrëzojnë dot qëllimin. Kjo për këtë e kisha kuptimin. Pastaj se çfarë bëjnë ata poshtë me spin doktorët është pjesë e lojës së tyre”, deklaroi Hoxha. (A2 Televizion)