Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër. A2 CNN mëson se dy persona janë vrarë me armë zjarri në një atentat të ndodhur mesditën e sotme në rrethrrotullimin e ish-“5 Heronjve”, në zonën e Dobraçit.
Dy të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci i një atentati me armë zjarri që ndodhi mesditën e sotme në lagjen e ish-“5 Heronjve” në Shkodër. A2 CNN mëson se është qëlluar në lëvizje në drejtim të një automjeti tip "Benz" me targa kroate të qytetit të Splitit.
Policia ka konfirmuar deri më tani dy viktima. Një prej viktimave është shtetasi Hamza Lici, vëllai i të njohurit si “i forti” i Shkodrës, Ibrahim Lici, ndërsa ka ndërruar jetë edhe një grua që ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është qëlluar me armë.
Forca të shumta policie dhe disa ambulanca ndodhen në vendngjarje dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur atentatin me 2 të vdekur. (A2 Televizion)