Polica ka arrestuar Misir Tanushin, 41 vjeç, dhe Genci Mullaymeri 54 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Llambi Bonata”, në banesën e 54-vjeçarit, Misir Trushi, pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, Genci Mullaymeri.
Ky i fundit u arrestua nga policia pasi dyshohet se pak më parë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, motrës së Misir Trushit.
Vijon ende puna për kapjen e shtetasit N. S. (nip i shtetasit Misir Trushi), i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. (A2 Televizion)