Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 37-vjeçar të dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik. Denis Trungu u kap në Kombinat dhe sipas policisë ka qenë i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik, si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale në kuadër të operacionit “Final“ në Kombinat, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Denis Trungu, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik””, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)