Detaje nga shpërthimi i bombolës së gazit te kompleksi “Delijorgji”, dy persona përfundojnë në spital

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2025, 12:12 | Kronikë

Detaje nga shpërthimi i bombolës së gazit te kompleksi

Policia ka dhënë detaje nga shpërthimi i një bombole gazi në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se bombola ka shpërthyer në një ambient aktualisht jofunksional te kompleksi “Delijorgji”. Për pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit Besmir Dyrmishi dhe punonjësi i tij, Klejdi Bajrami, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Burime nga spitali bëjnë të ditur për A2 CNN se dy persona të moshës 28 dhe 40 vjeç janë dërguar pranë Djegie Plastikës në QSUNT. Situata e mirë dhe plagët e vlerësuara me djegie te shkalles se lehte, jo problematike.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.     

Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos