Shpërthen bombola e gazit në një piceri tek ish-parku, dyshohen disa të lënduar

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2025, 11:34 | Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një piceri tek ish-parku, dyshohen

Një bombol gazi ka shpërthyer pak minuta më parë në një piceri pranë ish-parkut të autobusëve në kryeqytet. Sipas raportimeve të para, A2 CNN mëson se kanë qenë qytetarët që kanë telefonuar policinë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se nga shpërthimi janë lënduar dy persona.

Qytetarët kanë njoftuar se në vendngjarje ka persona të lënduar, ndërsa situata paraqitet e ende paqartë.

Policia po shkon menjëherë në vendngjarje për të kryer verifikimet e nevojshme.

Në përditësim... (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos