Tentoi të hyjë në Shqipëri me 240 mijë euro, ndalet 36-vjeçari në Rinas

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2025, 11:11 | Kronikë

Tentoi të hyjë në Shqipëri me 240 mijë euro, ndalet

Efektivët e Policisë Kufitare në Aeroportin e Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të shumave të mëdha të parave në këtë pikë të kalimit kufitar.

Gjatë kontrolleve të imtësishme u bë i mundur në vijën e dytë të kontrollit, zbulimi i një sasie të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Policia bën me dije se shtetasit me iniciale G. S. iu gjetën 240 000 euro. 36 vjeçari, banues në Krujë, i cili tentonte t’i fuste paratë në territorin e Shqipërisë pa i deklaruar sipas kërkesave ligjore u procedura penalisht.

Shuma prej 240.000 eurosh u sekuestrua ndërsa rasti iu referua Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur procedimin penal ndaj 36-vjeçarit në gjendje të lirë.

A2 CNN mëson se paratë ishin futur në valixhe. Personi në fjalë po kthehej nga Turqia ku kishte shkuar të bënte blerje për argjendarinë që zotëron, por nuk ka bërë blerjet dhe është kthyer me shumën e parave sërish në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos