Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek: Dyshime nga vrasës me pagesë, autori ka vrarë një tjetër shqiptar në gusht

Nga Igli Çelmeta
19 Janar 2026, 17:25 | Kronikë
Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek: Dyshime nga vrasës me
Në foto pamja e tij para dhe pas arrestimit

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Jani Aliajt në burgun Koridhalos në Greqi. A2 CNN mëson se vrasja dyshohet të jetë porositur jashtë burgut.

Mësohet gjithashtu se autori i vrasjes së 49-vjeçarit Jani Aliaj rezulton të jetë një 28-vjeçar grek, vrasës me pagesë. Po 28-vjeçari në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjeçarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi, raporton A2 CNN.

Artur Bashimi është vëllai i Marsel Bashimit, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunimi me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos