Shqiptari i vrarë sot në burgun e Koridhalos në Greqi është Jani Aliaj, një emër shumë i njohur për botën e krimit. Ai u vra sot paradite me thikë nga një i burgosur grek i dënuar përjetë teksa kanë dalë në ajrim.
A2 CNN raporton se Jani Aliaj rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços, e kryer për motive hakmarrjeje. Ai ishte ne proces ekstradimi nga Greqia në Shqipëri.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.
Jani Aliaj u arrestua më 3 janar 2025 në Athinë pas 9 vitesh në arrati për vrasjen e Elton Çiços në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Kur u arrestua ne janar 2025 Jani Aliaj kishte ndryshuar look, kishte mbjelle floket.

Aliaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua në Athinë falë bashkëpunimit midis autoriteteve shqiptare dhe atyre greke.
Ngjarja për të cilën akuzohet Jani Alia u zbardh nga autoritetet shqiptare falë gjurmëve të ADN-së nga bishti i cigares që 47-vjeçari e kishte hedhur në një kosh mbeturinash shumë pranë vendit të ngjarjes.
Sipas vendimeve gjyqësore, Aliaj u shpall fajtor për vrasje në rrethana cilësuese, pasi hetimet dhe provat e administruara vërtetuan se krimi ishte i paramenduar dhe i lidhur me konflikt të mëparshëm mes palëve. Vendimi për dënimin maksimal u la në fuqi edhe nga shkallët më të larta të gjyqësorit.
Vrasja e Elton Çiços në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit tronditi opinionin publik në atë kohë. (A2 Televizion)

