
Detaje të reja janë bërë publike për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të diel në fshatin Ndroq të Tiranës, ku 50-vjeçari Alfred Dedja është vrarë.
Viktima Alfred Dedja
Gazetarja e A2 CNN, Xhensila Kodra, raporton se Dedja dhe autori i dyshuar, Julian Gjoshi, ishin të armatosur në momentin e konfliktit. Burime zyrtare konfirmojnë se policia i ka gjetur Dedjes një pistoletë me vete, shkruan A2.
Autori i dyshuar Julian Gjoshi
Alfred Dedja, vite më parë ai ka punuar në kompleksin e Altin Hajrit në Shijak. Autoritetet po hetojnë rrethanat që çuan në përplasjen e armatosur, ndërsa Julian Gjoshi është shpallur person në kërkim. (A2 Televizion)
              	  		Galeria fotografike ( )
              	  	
				    
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   