Detaje nga vrasja me armë në Tiranë, policia identifikon autorin e ngjarjes, pistat e para

Nga Xhensila Kodra
1 Dhjetor 2024, 16:34 | Kronikë

Detaje nga vrasja me armë në Tiranë, policia identifikon autorin

Një person mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e së dielës në zonën e Pezës në Tiranë. Ndërkohë mësohet se policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, ndërsa po punon për kapjen e tij.

Gazetarja e A2 CNN Xhensila Kodra ka mësuar se viktima është shtetasi Alfred Dedja, banor i zonës. Sipas policisë, nga të dhënat e para, dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për pazare droge.

“Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia në deklaratën zyrtare për këtë ngjarje.

Burime nga policia kë bërë të ditur se autori i dyshuar e vrasjes është shtetasi Julian Gjoshi nga Shijaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos