Një person është vrarë me armë zjarri këtë të diel në Pezë të Tiranës.
A2 CNN ka mësuar se Alfred Dedja është personi i cili ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri.
Sipas të dhënave të para, autori është afruar në këmbë për ta kryer krimin dhe më pas është larguar me një makinë "Benz" të zi.
"Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar", njofton policia. (A2 Televizion)