Personi i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Vaun e Dejës është shtetasi Frrok Lleshaj, i dënuar me parë me burgim për veprën penale "Vrasje me dashje".
Frrok Lleshi ka qenë i dënuar me 21 vite burg për vrasje. Kishte vetëm 2 vite që kishte dalë nga burgu.
Pavarësisht dënimit, viktima nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes për të cilën është dënuar. Mësohet se në fillimvitet '90 ka shërbyer edhe si efektiv policie.
Dyshimet e para nga policia janë për gjakmarrje, por grupi hetimor po heton çdo pistë të mundshme.
Vrasja ka ndodhur me armë zjarri pistoletë, në afërsi të banesës së viktimës.
(A2 Televizion)