Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit të Vlorës, në zonën e Centrales.
Një motor është përplasur nga një makinë me targa italiane, drejtuar nga një shtetas i huaj, shkruan A2.
Mjeti i llojit fuoristradë është përplasur me motorin dhe si rrjedhojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
Ai është transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë që aksidenti ka bërë që të ketë pengesa në qarkullimin rrugor përgjatë gjithë aksit. (A2 Televizion)