Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Nga A2 CNN
4 Gusht 2025, 20:13 | Kronikë

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i

Një shtetas francez dyshohet se ka rënë në det nga trageti ndërkombëtar “AKKA”, teksa ishte në lundrim në ujërat ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Autoritetet italiane dhe shqiptare kanë nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi, i cili deri tani po vijon pa rezultat.

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i

Sipas njoftimit të policisë, dyshimet janë se pasagjeri ose është vetëhedhur në det, ose ka rënë aksidentalisht, pasi nuk është ndjerë mirë gjatë udhëtimit.

Operacioni është duke u zhvilluar në koordinim mes Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit (RCC Albania), Forcave të Armatosura, Policisë Kufitare dhe autoriteteve italiane përkatëse (MRCC Roma, MRSC Bari dhe MRSC Venezia).

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i

Zona e kërkimit shtrihet nga Kepi i Stillos në jug deri në grykëderdhjen e Semanit në veri, duke përfshirë segmentet detare përballë Ksamilit dhe Karaburunit.

Në operacion janë të përfshirë një dron TB2 i Forcave Ajrore, një helikopter UH-60 me 3 efektivë, një anije patrulluese P05 me 4 efektivë, një motor uji me 2 efektivë, 4 mjete patrullimi të Policisë Kufitare (BP-01, BP-06, BP-09, BP-30) me gjithsej 13 efektivë. Policia njofton se në total janë angazhuar 8 mjete ajrore e detare dhe 22 efektivë.

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i

Operacioni po zhvillohet sipas protokolleve ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit në det, dhe do të vijojë në ditët në vijim, në varësi të kushteve atmosferike dhe zhvillimeve në terren. Deri tani nuk ka ende asnjë gjurmë të personit të zhdukur.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos