Devoll, 45-vjeçari arrestohet për ngacmim seksual ndaj një të mituri

Nga A2 CNN
27 Janar 2025, 13:03 | Kronikë

Devoll, 45-vjeçari arrestohet për ngacmim seksual ndaj një

Një 45-vjeçar në Devoll është arrestuar nga policia për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçari.

Burime të siguruara nga A2 thanë se ka qenë vetë 15-vjeçari ai që ka denoncuar rastin në policinë lokale, pasi, sipas tij, 45-vjeçari, baba i tre fëmijëve, ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të.

Pas denoncimit, policia ka shkuar në banesën e Aleks Agos për të kryer shoqërimin e tij, por nuk është gjetur në shtëpi, ndërkohë që vetëm mbrëmjen e djeshme 45-vjeçari është vetëdorëzuar tek uniformat blu të komisariatit të Devollit.

Prokuroria ka filluar hetimet për ngacmim seksual. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos