Shkrumbohet nga zjarri një apartament në Kukës

Nga Ervin Mehmeti
27 Janar 2025, 11:48 | Kronikë

Shkrumbohet nga zjarri një apartament në Kukës

Një apartament në katin e pestë në njërin prej pallateve në lagjen nr.2 të qytetit të Kukësit u përfshi nga zjarri rreth orës 11:00 të kësaj të hëne.

Pavarësisht intensitetit flakët e zjarrit për fat të mirë nuk u përhapen në banesat e tjera.

Dyshimet e para flasin se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një bombol e gazit, e ndezur për gatim, e cila nga shërbimet zjarrfikëse u gjet në ballkonin e apartamentit ku banonin tre persona, dy bashkëshortët dhe vajza.

Për fat të mirë ata nuk kanë pësuar djegie apo dëme të tjera në trup. Kjo e konfirmuar edhe nga ekipi i urgjencës së Spitalit të Kukësit që ishte në vendngjarje.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimi zjarrfikës i Bashkisë, policisë dhe shërbimeve të tjera. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur bërë shuarjen e tij, ndërsa bëhet me dije se ka vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos