Dhunë në burgun e Reçit, dy të dënuar përfundojnë në spital

Nga Senad Nikshiqi
8 Janar 2026, 23:07 | Kronikë

Dhunë në burgun e Reçit, dy të dënuar

Një tjetër rrahje ka ndodhur në burgun e Reçit, në Malësinë e Madhe.

Shtetasit Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë përfshirë në një konflikt fizik mes njëri-tjetrit, duke përfunduar në spitalin e burgut në Tiranë.

Të dy të burgosurit kanë pësuar dëmtime të rënda duke bërë që të përfundojnë në spitalin e burgut.

Bilali dhe Thani kanë qenë duke ngrënë drekë së bashku me disa persona të tjerë dhe në ato momente ka lindur një konflikt mes tyre që përfundoi me sherr fizik.

Bilali dhe Thani, pasi kanë nisur të godasin njëri-tjetrin, ky i fundit është ndihmuar edhe nga disa persona të tjerë, shokë të tij në burg.

Pas rrahjes mes tyre, kanë ndërhyrë rojet e burgut duke bërë ndarjen mes të dëmtuarve.

Pas sherrit Astmer Bilali dhe Mikel Thani u transportuan drejt Tiranës për të marrë mjekim të specializuar në spitalin e burgut pas dëmtimeve të rënda që kanë pësuar në trup.

Mikel Thani u arrestua në 2015 pasi ishte i dyshuar për plagosjen e prindërve të ish të fejuarës dhe mbesës së tyre, ndërsa Astmer Bilali është arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Pak kohë më parë në burgun e Reçit pati një tjetër sherr mes Safet Bajrit dhe Sokol Sanxhaktarit, teksa ky i fundit u godit duke u dëmtuar fizikisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos