
Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun “5 maji” në kryeqytet, ku raportohet për dëme të shumta materiale.
A2 CNN raporton se zjarri ka rënë në magazinat e tregut të rrobave të përdorura, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka bërë të ditur në rrjetet sociale se në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse.
“Forcat zjarrfikëse po luftojnë me një zjarr të përmasave të mëdha në një sipërmarrje në zonën e “5 Majit””, shkruan Balla në Facebook duke shpërndarë edhe pamje nga situata.
Në përditësim... (A2 Televizion)