Dhunë në familje, arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim në Shkodër, një tjetër procedohet penalisht

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 09:43 | Kronikë

Dhunë në familje, arrestohet 57-vjeçari i shpallur në

Një 57-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest me burg për dhunë në familje ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim P. Sh., 57 vjeç, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje””.

Ndërsa një 40-vjeçar i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij është proceduar penalisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos