Gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar në Tiranë

Nga A2 CNN
16 Korrik 2025, 20:14 | Kronikë

Gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar në

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij.

Mësohet se viktima është shtetasi E.D., rreth 29 vjeç, i cili është konstatuar i pajetë nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte.

Sipas burimeve paraprake, nga këqyrja e jashtme nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos