Një banesë në fshatin Strelcë të Bashkisë Maliq është përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht, në momentin kur ndërtesa është përfshirë nga zjarri, e moshuara që banon aty nuk ka qenë prezente, shkruan A2.
Nga informacionet paraprake të repartit zjarrfikës të Bashkisë Maliq, shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike ndërkohë që dëmet janë të konsiderueshme.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)