A2 CNN ka mësuar detaje të reja në lidhje me plagosjen me thikë brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku një infermier mbeti i plagosur pas sherrit me kolegun e tij.
Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, raporton se i plagosuri Mikel Osmani me detyrë infermier, ka marrë dy plagë me thikë në brinjë dhe në krah, ndërsa autori i plagosjes është laboranti për ekografi, Dashamir Çajka.

Autori i plagosjes Dashamir Çajka
Sherri që u përshkallëzua në plagosje me thikë ndodhi brenda ambienteve të spitalit, ndërsa i plagosuri ndodhet te trauma jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se i plagosuri Mikel Osmani ka deklaruar se ka qenë konflikt rastit për shkak të punës dhe se nuk ka asgjë personale më njëri-tjetrin. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )