Digjet supermarketi në Durrës

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2025, 09:31 | Kronikë

Digjet supermarketi në Durrës

Një supermarket është përfshirë nga flakët në  zonën e Plepave, në Durrës në orët e para të mëngjesit.

Zjarri i rënë në ambientet e supermarketit ka shkrumbuar gjithçka sipas të dhënave nga vendngjarja, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, teksa zjarrfikësit dhe policia ndodhen ende në vendngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos