Dogji ullinjtë e fqinjit pas një konflikti, arrestohet zjarrvënësi në Drashovicë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2025, 08:44 | Kronikë

Dogji ullinjtë e fqinjit pas një konflikti, arrestohet

Policia e Vlorës ka arrestuar një person në lidhje me vatrën e zjarrit që u regjistrua mbrëmë në zonën e Drashovicës në Selenicë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se E. B., 43 vjeç, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Mbrëmjen e kaluar Ministria e Mbrojtjes, në një reagim të saj në rrjetet sociale, shkroi se tre vatrat e zjarri të shfaqura në tre fshatra të ndryshëm të zonës së Vlorës, janë zjarrvënie të qëllimshme dhe të kryera nga një grup i strukturuar kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos