Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliaj, mbërriti të enjten në SPAK, për të dhënë shpjegime për llogari të hetimit që e mban në qeli prej shkurtit të këtij viti kryebashkiakun e Tiranës. Për pesë orë me radhë ai u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit të SPAK ndaj të vëllait kryebashkiak dhe kunatës së tij, Ajola Xoxa.
Në dalje, Arbër Veliaj tha se ishte paraqitur vullnetarisht, duke e komentuar me vetëm një fjali qëndrimin e tij të zgjatur në institucionin e akuzës.
Burime për A2 CNN pranë SPAK, bënë me dije se Veliaj është pyetur mbi si edhe mbi marrëdhëniet e tij financiare me kunatën Ajola Xoxa.
Gjatë muajit dhjetor SPAK ushtroi kontroll në banesën e Arbër Veliajt, veprim të cilin ai e goditi në të tre shkallët e gjyqësorit, por pa mundur të merrte pas sendet e sekuestruara. Për shkak të hetimit pasuror ndaj të vëllait edhe pasuritë e Arbër Veliajt, apo edhe transaksionet financiare të shoqërive tregtare në zotërim të tij kanë kaluar në filtrat e SPAK. Po ashtu, Arbër Veliaj është telefonuar nga kryebashkiaku gjatë kohës që ishte në paraburgim, përmes telefonit të një punonjësit të policisë së burgjeve, veprim që ju përkthye në akuzë të re Erion Veliajt.
Gati një muaj më parë, SPAK mori të pandehur kryebashkiakun Veliaj për “korrupsion”, “pastrim të parave”, “fshehje të pasurisë” dhe “futje të sendeve të ndaluara në burg”. E pandehur u mor edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si edhe disa biznesmenë. SPAK ka afat deri më 29 shtator për ta përcjellë për gjykim dosjen ndaj tyre. (A2 Televizion)