E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Nga Edi Ruçi
21 Gusht 2025, 21:35 | Kronikë

E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mbrëmjes e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës. A2 CNN mëson se një fëmijë ka rënë nga lartësia nga banesa e tij, e cila ndodhet në Lungomare.

Fëmija është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe pritet një komunikatë e policisë për të mësuar më tepër sesi paraqitet gjendja e tij.

Ndërkohë pranë Shkollës së Muzikës në Vlore një grua është hedhur nga ballkoni i një banese, ku dyshohet se ka gjetur vdekjen në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos