Makina përplaset me murin rrethues të një banese, dy të plagosur në Fier

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 18:39 | Kronikë

Makina përplaset me murin rrethues të një banese, dy të

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka humbur kontrollin është përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur dy të plagosur, të cilët janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier.

Burimet nga spitali bëjnë me dije se një prej të plagosurve ndodhet në sallën e operacioneve me dëmtime më të rënda.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos