Gjykata e Posaçme shtyu për enjten në orën 13:00 seancën gjyqësore të shqyrtimit paraprak të dosjes “Partizani”.
Ndonëse përfundoi dëgjimin e pretendimeve dhe kundërshtive të palëve, gjyqtarja Flojera Davidhi nuk doli menjë vendim për kalimin apo jo për gjykim të dosjes me të pandehurish-kryeministrin, Sali Berisha, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe gjashtë të tjerë.
Pasi u tërhoq në Dhomë Këshillimi gjyqtarja vendosi të rrëzojë të gjitha kërkesat e mbrojtës gjatë shqyrtimit paraprak në lidhje me pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e disa prej akteve të dosjes. (A2 Televizion)