Operacioni antidrogë, i koduar “Ura”, i cili ka goditur një rrjet kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës ka çuar në arrestimin e 42 personave, ndërsa 10 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim, përfshirë krerë të grupeve kriminale. A2 CNN ka mësuar 29 emrat anëtarëve të këtij grupi për të cilët GJKKO ka lëshuar masa sigurie. 14 prej tyre do të përballen ditën e sotme për masë sigurimi në Gjykatën e Posaçme, 5 të tjerë u është komunikuar masa e sigurimit në gjykata të zakonshme për qëllim ekstradimi drejt Italisë dhe 7 të tjerë janë në Itali po për masë sot.
Ndër emrat e zbuluar nga dosja e SPAK, bie në sy Elvis Doçi, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, një ndër emrat kyç të këtij grupi, që garantonte trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Italisë. Një biznesmen me ndikim të madh në qytetin e Durrësit. Ai vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar.
Ndaj tij rëndojnë katër vepra penale: “Trafikimi i narkotikëve", "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal".
Një tjetër emër është ai i Indrit Tafilit, ndaj të cilit rëndojnë po të njëjtat akuza. Mes emrave është edhe ish-polici Altin Morina, i arrestuar në muajin prill. Atij i është komunikuar masa e sigurisë në ambientet e paraburgimit ku ndodhet aktualisht.
14 personat që dalin sot në gjykatë:
Orgest Molla
Armand Tragaj
Altin Morina
Akil Ndrejaku
Musa Koça
Rando Aliu
Sokol Isteri Tatani
Bexhet Mema
Ervis Deti
Ligor Çombashi
Altin Pjetri
Ervin Zeqiri
Gëzim Thartori
Alfred Hysa
Emrat e operacionit "Ura" për të cilët GJKKO ka lëshuar masa sigurie
Elvis Doçi
Indrit Tafili
Orget Shqevi
Artan Sulejmani
Orges Molla
Sueld Elezi
Ekil Nderjaku
Hasan Nderjaku
Altin Morina
Armand Tragaj
Rando Aliu
Musa Korça
Alfred Hysa
Altin Pjetri
Ligor Çombashi
Edmond Çupi
Naim Behluli
Edison Çukaj
Serxhio Shkodra
Bexhed Mema
Emri Hysenaj
Artuar Shkoza
Sokol Istrefi
Ervin Zeqiri
Gëzim Thartori
Ledio Bardhi
Juxhin Drazhi
Erind Lasku (A2 Televizion)