Një 28-vjeçar belg është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Sarandë, teksa drejtonte motomjetin e tij në gjendje të dehur.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, raporton A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 06:50, në rrugën “Butrinti”, në vendin e quajtur “Hidrovori”, shtetasi belg Y. Z., 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, dyshohet në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)