Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Bitinckë, në bashkinë Devoll.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë anës rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)