Humbi jetën duke ndihmuar turistët, bashkia e Shkodrës mesazh për kapitenin hero

Nga A2 CNN
9 Korrik 2025, 08:55 | Kronikë

Humbi jetën duke ndihmuar turistët, bashkia e Shkodrës mesazh

Vijojnë kërkimet në Liqenin e Shkodrës për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike, i cili humbi jetën mesditën e së martës duke ndihmuar dy turistë të huaj që rrezikuan mbytjen.

Kreu i Bashkisë, Benet Beci ka bërë një reagim për këtë ngjarje të rëndë, ku vlerësoi veprimin heroik të kapitenit Anamali, që sakrifikoi jetën për të shpëtuar dy të rinjtë.

“Ky mëngjes është i trishtë për Shkodrën. Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali.

Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën.

Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira”, shkruan Benet Beci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos