Drejtori i Policisë së Shtetit, takim me strukturat e Policisë Shkodër

Nga Senad Nikshiqi
8 Shtator 2026, 12:51 | Kronikë

Drejtori i Policisë së Shtetit, takim me strukturat e Policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë vendore të policisë së këtij qarku.

Gjatë mbledhjes, kreu i Policisë së Shtetit është shfaqur i pakënaqur me policinë vendore të Shkodrës, drejtori të cilën e drejtoi për një periudhë pothuajse 4-mujore në vitin 2021.

Pakënaqësitë e Skënder Hitës lidhur me Policinë e Shkodrës, sipas asaj që deklaroi në mbledhje, lidhen që nga zbulueshmëria e vrasjeve duke vijuar me kriminalitetin, grupet kriminale, kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, trafikun rrugor si dhe deri tek siguria në shkolla, shkruan A2.

Kreu i Policisë së Shtetit ka kërkuar rezultate më të larta nga Policia e Shkodrës si dhe një efektshmëri më të mëdha në goditjen e grupeve kriminale si dhe zbulimin e krimeve të ndodhura, veçanërisht vrasjeve si dhe kultivimit të drogës.

Kjo mbledhje përkoi në të njëjtën ditë kur në Shkodër ndodhi një ngjarje e rëndë, vrasja e shtetasit Ylber Luli nga autori i dyshuar Andri Vulaj që policia e arrestoi menjëherë pas këtij krimi.

Takimi i drejtorit të policisë së shtetit Skender Hita në Shkodër zgjati mbi një orë.

Kjo mbledhje ishte në vazhdën e disa takimeve që kreu i policisë po zhvillon në qarqe të ndryshme të vendit me drejtuesit vendor dhe strukturat e tjera të policisë duke lënë porosi të qarta për punën e tyre si dhe duke kërkuar më shumë rezultate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos