
Një konflikt midis disa personave ka ndodhur pak momente më parë në një “beach bar” në zonën e Lungomares, në Vlorë.
Mendohet se arsyeja e konfliktit ka qënë banale, shkruan A2.
Policia e Vlorës pas telefonates është ngritur në alarm, duke mbërritur në zonën e Ujit të Ftohtë.
Sherri ka degjeneruar në konflikt fizik mes palëve. Si rrjedhojë e konflikt ka patur vetëm lëndime të lehta tek personat e përfshirë.
Ndërkohë që policia vijon të jetë në kërkim të një prej shtetasve të përfshirë në këtë konflikt. (A2 Televizion)
