
Një 68-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën sot në Velipojë, teksa po lahej në det.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”.
Sipas Policisë, 68-vjeçari me inicialet S. B. dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë kohës që ishte në det. Për pasojë, ai është mbytur.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rastit. (A2 Televizion)
