Kapet duke ndezur zjarr, arrestohet 52-vjeçari

Nga A2 CNN
8 Shtator 2026, 12:58 | Kronikë

Kapet duke ndezur zjarr, arrestohet 52-vjeçari

Policia e Vlorës arrestoi një 52-vjeçar, i cili ishte kapur në kamera duke ndezur zjarr në vendin e quajtur “Qafa e Petës”, më datë 06.07.2026.

Në përfundim të veprimeve, ky shtetas u arrestua për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.  

Nga përhapja e zjarrit që ndezi ky shtetas, u dogjën një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe pemë ulliri.  

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. S., 62 vjeç dhe I. S., 35 vjeç, banues në fshatin Mallkeq (vëllai dhe kushëriri i shtetasit të arrestuar), pasi gjatë shoqërimit të shtetasit A. S.,  kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë që t’i pengonin në kryerjen e detyrës dhe më pas janë larguar.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos