Një zjarr ka rënë ditën e sotme në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, në qarkun e Gjirokastrës.
Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, bëhet me dije se zjarri ka rënë në rrugën që të çon në fshatin Palokastër, në një kodër që ndodhet pas shkollës, duke rrezikuar edhe një banesë aty pranë.
Falë ndërhyrjes së shërbimit zjarrëfikës, është bërë i mundur izolimi i zjarrit nga banesa, por si pasojë e fjalëve u dogj një sipërfaqe me barëra e shkurre prej rreth 3 hektarësh, shkruan A2 CNN.
“Në orën 13:15 morëm njoftim se në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, në rrugën që të çon në fshatin Palokastër, në kodrën që ndodhet pas shkollës, ka rënë zjarr dhe rrezikohet një banesë. Menjëherë u nis grupi i shërbimit drejt vendit të ngjarjes dhe u ndërhy për izolimin e zjarrit nga banesa. Në vendngjarje shkuan 12 zjarrëfikës, 2 automjete zjarrëfikëse dhe dy automjete mbështetëse, të cilat punuan për të hedhur ujë dhe me mjete si pompa shpine dhe lopata të gomuara, për të izoluar zjarrin deri në fikjen e plotë të tij. Nga zjarri u dogj një siërfaqe rreth 3 hektarë me barëra e shkurre”, thuhej në njoftimin e shërbimit Zjarrfikës.
(A2 Televizion)