Dy aksidente në pak minuta në Vlorë, plagosen dy persona, njëri shtetas amerikan

Nga A2 CNN
15 Korrik 2025, 23:25 | Kronikë

Dy aksidente në pak minuta në Vlorë, plagosen dy persona,

Dy aksidente rrugore ka ndodhur brenda pak minutash mbrëmjen e së martës në Vlorë.

Rreth orës 21:10 të datës, në rrugën “Dhimitër Konomi”, në vendin e njohur si “Palazinë”, një automjet dhe një biçikletë janë përplasur mes tyre. Sipas të dhënave zyrtare, në aksident është përfshirë automjeti i drejtuar nga shtetasi Adriatik Lame, 58 vjeç, si dhe shtetasi amerikan Alex Shower, rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi amerikan është transportuar nga ambulanca drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar jashtë rrezikut për jetën. Burime nga Policia bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit rezultoi negativ në testin e alkoolit, shkruan A2 CNN.

Vetëm pak minuta pas këtij aksidenti, një tjetër përplasje u regjistrua në zonën e plazhit të vjetër. Një automjet është përplasur me një motor, duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit. Edhe ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos