Dy të arrestuar për grabitje me dhunë në Vorë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 15:59 | Kronikë

Dy të arrestuar për grabitje me dhunë në Vorë

Policia ka arrestuar dy shtetas në Vorë, Franci Subashi, 26 vjeç dhe Genci Shiba , 30 vjeç, të dy të dyshuar për një grabitje me dhunë ndaj një 27-vjeçari në fshatin Marikaj. Viktimës i janë marrë 5300 euro dhe 3 celularë.

Ngjarja ndodhi në mbrëmje, në rrugën e fshatit Marikaj. Pas marrjes së kallëzimit, Policia e Komisariatit Nr. 7 zhvilloi një operacion të koduar “Road”.

Autorët u kapën në një banesë të braktisur dhe u arrestuan në flagrancë, shkruan A2 CNN.

Në banesën e Franci Subashit u gjetën dhe sekuestruan:

2 karikatorë arme zjarri (model 56), 1 palë pranga, 1 thikë (mjet prerës), 3 celularët e vjedhur.

Është proceduar në gjendje të lirë edhe një 24-vjeçare, E. P., për moskallëzim krimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos