Policia e Kukësit ka proceduar penalisht një shtetas kosovar, i cili u kap në pikën kufitare të Morinës në tentativë për të kaluar një shumë të konsiderueshme parash, pa i deklaruar.
Procedimi penal për shtetasin kosovar M. B., 38 vjeç, nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 15 600 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi.
Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)