Klisman Cake, futbollisti i cili grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore që Shqipëria do të luajë përballë Jordanisë.
Sipas tij, grupi që ka gjetur në Kombëtare është shumë i bashkuar, si rrallë mund ta gjesh diku tjetër.
“Emocionet nuk mund t’i përshkruaj. Ka qenë ëndërr për mua, siç është për çdo fëmijë. Jam i grumbulluar dhe po jetoj ëndrrën. Grupi është shumë mirë. E kam gjetur shumë të bashkuar, si në rrallë vende është. Dua t’i falenderoj për mikpritjen”, tha Cake, shkruan A2.
Kur u pyet nëse e priste një ftesë nga Sylvinho në tetor, Cake u përgjigj: “Nuk e kisha menduar gjatë. Kur më erdhi, ishte surprizë. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Gjithë jetën kuqezi”.
“Te Shkëndija më japin emocion ngjyrat kuqezi, por Kombëtarja ndjesi tjetër. Nuk krahasohet me asnjë klub”, shtoi Cake.
(A2 Televizion)