Aksidentohet furgoni me turistë polakë në Lushnje, 4 të lënduar

Nga Çaku Tafa
13 Tetor 2025, 11:02 | Kronikë

Aksidentohet furgoni me turistë polakë në Lushnje, 4 të

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Çoflig të Lushnjes, ku një furgon me turistë polakë është përmbysur në një kanal anës rrugës. Mjeti, që po udhëtonte drejt qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi.

Në furgon udhëtonin gjashtë persona, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në spital për mjekim, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Shoferit polak i është bërë testi i alkoolit, por nuk rezultoi nën efektin e alkoolit, shkruan A2 CNN.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë dhe humbja e drejtimit të mjetit. Turistët e tjerë janë marrë nga një tjetër automjet dhe kanë vazhduar udhëtimin drejt Beratit.

Për shkak të ngjarjes, trafiku në aksin Lushnje–Berat u bllokua për rreth 30 minuta, duke shkaktuar rreth 2 kilometra radhë automjetesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos