Dy persona janë plagosur gjatë pasdites së të mërkurës në Vlorë. Sipas burimeve zyrtare nga DVP Vlorë, janë vënë në pranga dy persona të dyshuar si autorë.
Rasti i parë ndodhi rreth orës 19:30 të ditës së djeshme, në lagjen “Kushtrimi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi O. Xh., 23 vjeç, dyshohet se ka goditur me levë hekuri në kokë shtetasin E. D., 33 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shkruan A2 CNN.
Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 19:45, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi E. Z., 56 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. I., 64 vjeç, i cili po ashtu është jashtë rrezikut për jetën. Ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. (A2 Televizion)