Dy të rinj në pranga për drogë

Nga A2 CNN
1 Shtator 2026, 09:41 | Kronikë

Dy të rinj në pranga për drogë

Dy të rinj janë arrestuar në Devoll, pasi dyshohet se po transportonin lëndë narkotike. Sipas policisë, H.C., 28 vjeç dhe Sh.D., 27 vjeç, u ndaluan teksa udhëtonin me automjet në një rrugë dytësore që lidh një fshat me aksin Korçë-Bilisht.

Gjatë ndalimit, nga makina dyshohet se u hodh një qese me kanabis sativa. Kontrollet vijuan edhe në banesa, ku në shtëpinë e 28-vjeçarit u gjetën fara të dyshuara narkotike.

Të rinjtë akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Policia vijon hetimet për persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos