
Një sasi prej 80 litrash lëndë e dyshuar si insekticid është konstatuar këtë të hënë gjatë kontrolleve në Portin e Durrësit.
Sipas Doganës, lënda u gjet në një furgon që kishte mbërritur në Durrës me tragetin e linjës Bari–Durrës.

Gjatë kontrollit të mjetit, punonjësit e doganës konstatuan 80 bidona plastikë, me nga një litër secili, të cilët nuk ishin deklaruar dhe nuk shoqëroheshin me dokumentacionin përkatës.

Për shkak të dyshimeve mbi përmbajtjen dhe mungesës së dokumenteve, malli dhe furgoni u janë kaluar autoriteteve kompetente për verifikime dhe procedurat e mëtejshme.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )