Dyshime për shkelje të barazisë në tendera, kreu i KPP paraqitet në SPAK

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 10:35 | Kronikë

Dyshime për shkelje të barazisë në tendera, kreu i KPP

Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, u paraqit në SPAK paraditen e së hënës.

SPAK ka marrë zyrtarisht pak ditë më parë të pandehur Jonaid Myzyrin në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e dyshuar se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, shkruan A2.

Hetimet kanë nxjerrë në dritë dyshime se gjatë ushtrimit të funksionit, ai ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës së ndershme në tendera.

SPAK pritet të vazhdojë me fazat e mëtejshme të hetimit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos