Nis seanca e parë gjyqësore e dosjes "Partizani", mungon Berisha

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 10:24 | Kronikë

Nis seanca e parë gjyqësore e dosjes "Partizani", mungon

Gjykata e Posaçme nis seancën e parë të procesit gjyqësor të dosjes "Partizani". Në sallën e gjyqit mungon ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përfaqësohet me avokatët.

Të pranishëm fizikisht në sallë janë Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Xhimo Begeja, ndërsa të pandehurit Fatmir Bektashi e Andia Pustina, përfaqsohen me mbrojtës ligjorë.

Fletëthirrjen për seancën e sotme për Berishën e ka nënshkruar Jamarbër Malltezi, si familjar i tij.

Vetë Malltezi në sallë deklaroi se nuk e ka njoftuar Berishën për seancën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos